Ballina Aktualitet Panairi i Parë i Punës jashtë kufijve, Rama takon shqiptarët në Greqi

Panairi i Parë i Punës jashtë kufijve, Rama takon shqiptarët në Greqi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me shqiptarët në Greqi, në Panairin e Parë të Punës jashtë kufijve.Ai ka zhvilluar bisedime me biznesmenët të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre për mungesën e fuqisë punëtore.

Sipas tyre pagat janë më të larta në Shqipëri, krahasuar me pagat që shqiptarët marrin në vendin fqinj.

Gjatë diskutimeve ata janë shprehur se paga minimale në Greqi vijon nga 700 euro, ndërsa në Shqipëri mbeten më të larta.

Rama nuk kursyer as batutat me shqiptarët që jetojnë prej vitesh në Greqi, duke i kërkuar rikthimin në vendin e tyre, kjo për shkak të pagave më të larta.