Sheshi Sintagma u shndërrua në fushëbetejë, teksa dhjetëra persona të maskuar hodhën molotovë dhe qëlluan me sende të forta drejt godinës së Kuvendit.
Njerëzit e veshur me maska dhe kapuçë thyen edhe pllakat nga trotuaret e sheshit Sintagma. Në pamjet ne video duket tensioni mes protestuesve, ndërsa njëra prej tyre pati komplikacione shëndetësore, pasi ‘u shtyp’ mes turmës.
Tubimet madhështore u mbajtën në të gjithë vendin këtë 28 shkurt, dy vite nga tragjedia e Tempit. Në të gjitha qytetet kryesore në Greqi dhe jashtë saj, turma njerëzish demonstruan në shenjë zie për 57 të vdekurit dhe mbështetjeje për të afërmit e tyre. Mijëra protestues mbushën qendrën e Athinës, Selanikut dhe Larisës.