Ballina Shqiperia ime FIER- Ngjarjet dhe veprat penale ne 24 ore , njoftim i policise

FIER- Ngjarjet dhe veprat penale ne 24 ore , njoftim i policise

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. Sh., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të një 44-vjeçareje, me mbishkrime fyese.

•Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. M., 30 vjeç dhe A. H., 29 vjeç, të dy banues në Ballsh, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë, një 25-vjeçar.

•Në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka kallëzuar shtetasi A. Sh., 51 vjeç, banues në Divjakë, se gjatë kohës që nuk ka patur njeri në banesë, i kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.