Ballina Shqiperia ime Shpërthim me lëndë plasëse pranë një pallati në Orikum

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një pallati në Orikum

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Orikum në orët e para të mëngjesit.Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati.

Si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.