Ballina Shqiperia ime Grabitja fatale e Çaush Shehajt në Fier, burg përjetë për Musa Gudon,...

Grabitja fatale e Çaush Shehajt në Fier, burg përjetë për Musa Gudon, 25 vite burg për bashkëpuntorin Halimi

Vrasja e dy viteve më parë e të moshuarit Çaush Shehaj në Patos , ka çuar në dënimin e tre personave të arrestuar nga prokuroria dhe policia e Fierit.

Një javë më parë Gjykata e Fierit deklaroi fajtor dhe dënoi me burgim të përjetshëm Musa Gudon për akuzën e “Vjedhjes me armë” me pasojë vdekjen e të moshuarit Çaush Shehaj dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Ndërkohë për të njëjtat akuza, me 25 vite burg u dënua nga Gjykata, Ervis Halimi, bashkëpuntori i Musa Gudos.

Ndërsa i mituri Fjorilo Çepele u dënua për “Moskallëzim Krimi” me dy vite burgim. Kurse prokurori i Fierit, Petrit Vukaj, në pretencën e tij kishte kërkuar për Çepelen deklarikmin fajtor dhe dënimin me 7 vjet e 6 muaj burgim për akuzën e “Vjedhjes me armë” kryer në bashkëpunim.

I moshuari Çaush Shehaj, ndodhej në gjumë kur në datën 19 nëntor 2022 është sulmuar dhe goditur disa herë me shtratin e automatikut, duke i shkaktuar plagë, të cilat i kanë sjellë vdekjen në ambientet e spitalit të Fierit.

Kjo ishte hera e dytë që banesa e tij, sulmohej për tu grabitur, pasi rreth 6 muaj më parë, persona të maskuar I kishin marë një shumë të vogël financiare dhe armën e gjahut çifte, që 89-vjeçari e posedonte me leje nga policia.

I moshuari mbante në banesë një shumë prej 2 milion lekë dhe për këtë gjë është porositur dhe nga nipi i tij, që të largonte nga banesa sasinë e parave.

Nisur nga kjo këshillë, Çaush Shehaj, i ka larguar lekët nga shtëpia duke ja dhënë në ruajtje krushkut të vet. Por 6 muaj nga grabitja e parë u sulmua sërish.

Para se të kryenin krimin e rëndë, tre personat së bashku me të dashurën e Musa Gudos, kanë darkuar në një restorant në fshatin Portëz.

Mandej Halimi, Gudo dhe Çepele, kanë vënë në zbatim planin e sulmit për të grabitur banesën e Çaush Shehaj.

Ky i fundit ndodhej në gjumë kur është goditur mizorisht, ndërsa dy personat Ervis Halimi dhe Musa Gudo, i kërkonin se ku i kishte fshehur paratë e mandej e kanë lidhur në fytyrë me qese.

Për shkak të kësaj situate, i moshuari ka humbur ndjenjat ndërsa banorët e fshatit e kanë gjendur në mëngjes me shenja jete, duke e transportuar me urgjencë në spital, por pa mundur t’i shpëtojnë jetën.

Musa Gudo             burgim të përjetshëm

Ervis Halimi           25 vite burgim

Fjorilo Çepele         2 vite burgim