Lushnjë-Një aksident është shënuar sot në qendër të qytetit të Lushnjë përballë poliklinikës. Një 56-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës tip ‘Benz’ duke u përpasur me një tezgë ambulante. më pas makina ka përfunduar në trotuar ku dhe ka goditur edhe një 70- vjeçar.
I plagosuri ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.