Ballina Bota Shpallet ne kërkim “skifteri” shqiptar në Greqi.

Shpallet ne kërkim “skifteri” shqiptar në Greqi.

Amarild Muka, 41 vjeç nga Tirana, një emër i njohur për policinë shqiptare prej të paktën 13 vitesh, është shpallur në kërkim nga autoritetet greke për vjedhjen e 7 automjeteve luksoze dhe tentativën për të vjedhur një tjetër.

Sipas policisë greke, Muka, i cili është i regjistruar edhe me emrat Amarildo apo Amrillo, dyshohet se është larguar jashtë shtetit. Vlera e makinave të vjedhura arrin në rreth 400,000 euro.

Hetimet e mbështetura edhe në pamje filmike dhe dëshmi, kanë zbuluar se Muka ka vepruar prej janarit 2022. Ai përdorte dy metoda për të realizuar vjedhjet, merrte çelësat nga vendet ku ishin varur në parkingje private, ose shtirej si i afërm i pronarit të makinës dhe i merrte çelësat me mirëbesim nga rojet e parkingut.