Ballina Shqiperia ime Tom Doshi,PSD kërkon votën e diasporës

Tom Doshi,PSD kërkon votën e diasporës

Screenshot

Nga Shkodra, Partia Social Demokrate prezantoi programin elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kryetari i PSD rikonfirmoi kandidaturën e tij për deputet në këtë qark ndërsa i bëri thirrje Diasporës për mbështetje. Sekretari organizativ i PSD, Klementin Mile, tregoi pikat kryesore nga punësimi deri tek mosha e tretë dhe bujqësia. Ky program, sipas Kreut te PSD, Doshi është ndërtuar për çdo familje shqiptare. Në zgjedhjet parlamentare, PSD synon zgjerimin e saj me deputët në gjithë vendin teksa në zgjedhjet e fundit lokale në qarkun Shkodër doli forcë e parë sa i përket numrit të këshilltarëve.