Ballina Shqiperia ime Rama në Fier, fton emigrantët qe merren me bujqësi qe të kthehen

Rama në Fier, fton emigrantët qe merren me bujqësi qe të kthehen

Kryeministri Edi Rama i’u ka bërë thirrje emigrantëve që të kthehen për të investuar në vendlindje, pasi në çdo rast atyre iu del më mirë se kudo tjetër.

Në inspektimin e punimeve për ndërtimin e argjinaturës të lumit Seman, një ftesë të veçantë, kreu i qeverisë i’u dërgoi emigrantëve në greqi dhe itali.

Dua të shfrytëzoj rastin tani është që pa diskutim që kush kthehet dhe sjell dhe eksperiencën që ka në Greqi në Itali apo gjetkë, po sidomos në këto dy vende me bujqësinë, duke e hedhur në tokën e vet, qoftë për prodhim, qoftë për përpunim, qoftë për ambalazhim, qoftë për agroturizëm, 100% i del më mirë llogaria sesa të vazhdojë të rrijë atje. Dhe jam bindur i që kjo tendencë do fuqizohet vit pas viti”- u shpreh Rama

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se investimet në këtë zonë synojnë të ndërlidhin zhvillimet në sektorët e energjisë, bujqësisë dhe turizmit.

“Nga ana tjetër, e gjithë zona e Topojës, Libofshës dhe gjithë zona që  përfshihet ka prodhimtari shumë të lartë. Toka pjellore ka prodhimtari të lartë dhe ashtu siç e kemi koordinuar me Bashkinë e Fierit, por edhe me Këshillin Kombëtar të territorit në ditët në vazhdim, ne do jemi të gatshëm për  të zbatuar dhe Planin Rregullues përsa i përket bregdetit nga grykëderdhja e Semanit, deri në grykëderdhjen e Vjosës. Do jetë hera e parë që do kemi mundësi të dizajnojmë një vijë bregdetare për arsye turistike nga fillimi në fund” – u shpreh Balluku

Ministrja e bujqësisë, Anila Denaj foli për investimet dhe subvencionet e dhëna për bujqësinë, ndërkohë që kryeministri Rama kujtoi edhe mundësinë e mirë që është krijuar me financimet e planifikuara për bujqësinë nga Banka e Shqipërisë.

“Janë aktualisht 14 kantiere, 8 janë të ndjekura nga ministria dhe 6 janë nga pushteti vendor, në një fond që përgjatë 2-3 viteve të ardhshme me 6 milionë euro do ndihmojë një sipërfaqe të ujitshme për gati 20 mijë ha tokë bujqësore, por njëkohësisht kemi investime edhe në hidroivor se kjo zonë ka hidrovor të rëndësishëm.

Kemi përfunduar punimet në hidrovorin e Karavastasë dhe të Divjakës. Dhe kemi një investim të rëndësishëm përgjatë 3 vitet e ardhshme dhe në sistemet e reja të ujitjes.” – detajoi Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit teksa theksoi se “Mbështetja për sistemin e ujitje-kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet në 10 vitet e fundit është shtuar me gati 4 herë në krahasim me 2013. Vijmë nga investime prej 4.5 milionë euro në vit, në gati 20 milionë euro në vit, vetëm për infrastrukturën e sistemit të ujitje-kullimit, çka e bën shumë të dukshme mbështetjen për të ruajtur sipërfaqen e tokës që është baza pastaj për të zhvilluar ekonominë bujqësore” – u shpreh Denaj.