Gjykata e Vlorës ditën e sotme ka vendosur masën e sigurisë” Arrest në burg” për Endrit Sadedinin.Sadedini është arrestuar tre ditë më parë nga policia e Vlorës në një operacion të zhvilluar në lagjen Pavarësia në zonën e Lungomares.
Seanca është drejtuar nga gjyqtarja Alba Ngresi e cila ka lënë në fuqi, kërkesën e organit të akuzës së Vlorës.Ndaj Sadedinit rëndon akuza” armëmbajtje pa leje” si dhe kundërshtim i forcave të policisë.