Edi Rama: Nuk më takon mua të them nëse Lali Eri është pafajshëm apo fajtor. Dhe pavarësisht se çfarë mendojmë ne këtu, barra ime është që të qëndroj mbi opinionin tim edhe në këtë rast dhe t’ia lë drejtësisë ta ndajë këtë dilemë, duke mbështetur plotësisht pavarësinë e organeve të drejtësisë. Ndërsa barra juaj e përbashkëta është që makineria e Bashkisë së Tiranës të mos fiket asnjë minutë por të vazhdojë të xhirojë 24 orë në të gjitha drejtimet. Jam këtu për t’ju thëmë se deri kur ccështja e kryetarit të bashkisë të marrë drejtim në një mënyrë apo tjetër vëmendja ime për Bashkinë e Tiranës do të jetë e pandërprerë. Organet e drejtësisë do t’i japin kryebashkiakut të Tiranës të drejtën më elementare të një gjyqi dinjitoz, duke i dhënë fund praktikës së prangave pa gjyq për kryebashkiiakë dhe punonjës shteti në detyrë, ku as janë kapur në flagrancë, as përbëjnë rrezik për arratisje e as nuk kanë çfarë provash të prishin. Askush dhe asgjë, asnjë buf e asnjë specie tjetër e kënetës, nuk e mbulon dot me shoshën e bluzës dhe të llumit diellin e transformimit kolosal, historik, me plot kuptimin e fjalës Tiranën tonë…