Ballina Aktualitet “Antimitingu i Ramës” sot në shesh, reagon Berisha

“Antimitingu i Ramës” sot në shesh, reagon Berisha

Kryeministri Edi Rama ka thirrur pasditen e sotme një takim në sheshin qendror të Tiranës ku janë ftuar të marrin pjesë të gjithë punonjësit e bashkisë.

Por për kryetarin e Partisë Demokratike ky është një precedent i paparë ndonjë herë në vendin tonë, ku kreu i qeverisë merr kompetencat e kreut të bashkisë së burgosur për korrupsion e pastrim parash dhe i bën karshillëk prokurorëve të SPAK duke i intimiduar me mitingje e deklarata.

Fjala e BERISHES

Nuk e lashë pa qëllim familjen sepse pati një debat programi shumë të mirë mbrëmë. Nuk mund të mohohet, plaga më e madhe e këtij vendi sot është boshatisja, shpopullimi.

Edi Rama do hyjë në histori si Çubrilloviçi shqipfolës. Ose më mirë si njeriu që zbatoi me fanatizëm mbi shqiptarët platformën e Çubrilloviçit. Në epiqendër ne kemi familjen, konsolidimin e saj, suksesin e saj.

Një seri masash janë përcaktuar dhe do përcaktohen në mënyrë që familja të luajë të gjithë funksionet e saj në një shoqëri të lirë. Do bëjmë gjithçka për të nxitur fuqishëm rritjen demografike të Shqipërisë.

Do ketë bonus për fëmijën e parë dhe të dytë që do vendoset fill tre muajt e parë dhe dora-dorës do kalohet në sistemin ku fëmija e tretë paguhet nga shteti nga lindja deri në moshën 23-vjeçare. Do bëhet gjithçka për rikthimin e emigrantëve.

Pra, në dallim nga vajet e përditshme dhe të përnatshme, kacafytjet e krahut tjetër, ne jemi përqendruar totalisht në përpunimin e alternativës tonë pas zgjedhjeve të 11 majit. Problematikat tona më kryesore lidhen me qytetarin.

Edi Rama është i shkallmuar. Siç e shihni është i shkallmuar, por e ka thënë populli shqiptar në të gjitha kohërat, cili-viu-viu, kush ia bën, ia bën vetiu. Kjo është e vërteta. Nuk e shndërruam ne atë në kukull të Xhorxh Sorosit. E bëri zgjidhjen vetë ai.

Ne luftuam me të gjithë përpjekjet tona kundër doktrinës së Xhorxh Sorosit të globalizimit, të drogës, të censurës dhe me radhë.

Edi Rama sot është njeriu më i damkosur. Është kryeministri më i damkosur në Europë si kukull e Xhorxh Sorosit. Dy ditë më parë ai pagoi, vetë apo nëpërmjet të tjerëve, 150 mijë a sa mund të ketë kushtuar ajo hapësira në Nju Jork Tajms kundër meje.

Iu kthye në bumerang. Se dje, njëri nga dy kryestrategët e rikthimit më madhështor, më të jashtëzakonshëm në histori, rikthimit të Donald Trump, i deklaronte Nju Jork Tajmsit se në Shqipëri kam shkuar të vazhdoj punën e Donald Trump për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri. Dhe se, Edi Rama është thjesht një kukull e Xhorxh Sorosit dhe se akuzat ndaj Sali Berishës janë mirëfilltas politike.

Karma është ashtu siç e do ai vetë. Se një ditë para, artikull i sponsorizuar thoshte. Ky tjetri nuk ishte artikull i sponsorizuar, ky tjetri ishte artikulli i të vërtetave dhe i doli. Amerika shpëtoi se atë e shpëtoi Zoti dhe ai po e shpëton Amerikën.

Mirëpo problemi është i yni se ne kemi kopjen, kemi kukullën e Xhorxh Sorosit dhe të këtyre praktikave në Shqipëri, kemi Edi Ramën, i cili në vend që të kuptojë dhe të largohet menjëherë nga qeveria, të japë dorëheqjen, vazhdon me praktika antidemokratike, antishqiptare, antiperëndimore.

Sot thërret antimiting. Thërret bashkinë në antimiting në ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit.

U them unë ju, ia ka mbathur me autoblinda nga frika se sulmohet Blloku. Me gjithë familjen e tij kanë përfunduar në tunelet e Zall Herrit atë ditë. I gjithë Blloku. Blloku ishte bosh.

Dhe ky tani mbledh punonjësit, patronazhistët e administratës, që emër për emër do regjistrohen, i garantoj se pjesëmarrja në atë krim. Krim elektoral, krim shtetëror.

Sepse ai po u thërret ju të dashur punonjës, vetëm për të mbrojtur monumentin e tij të korrupsionit dhe drogës. Nuk po u thërret për asnjë interes tjetër. Dhe mendon se në këtë mënyrë do e kapërcejë. Por tani ai është damkosur.

U nis në Mynih, më dha një paralajmërim mua, do e shohësh më tha. Çfarë të shoh? Njerëzit nuk donin as të takonin, por as të fotografoheshin me të. Kjo është e vërteta.

Tani, e thashë edhe njëherë, i pastroi mediat nga fotografitë me Sorosin dhe nxjerr mediat e tij që nuk i kam pasur. Ai i ka pasur të postuara një nga një të gjitha. Po Aleksi ia ktheu. Populli po ma kërkon këtë me ty. Foli ai në emër të popullit.