Ballina Bota Humb jetën punëtori shqiptar në Greqi! 

Humb jetën punëtori shqiptar në Greqi! 

Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë orarit të punës në Greqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bashkinë e Limnis Plastira në vendin fqinj.

Shqiptari ndërroi jetë në vend, pasi u godit nga rryma elektrike. Ai po kryente punime në rrjetin e shpërndarjes të energjisë elektrike.

Autoritetet helene po punojnë për të zbardhur ngjarjen.