Ballina Shqiperia ime Kamioni perplaset me autoveturen, nje viktim dhe 2 te plagosur

Kamioni perplaset me autoveturen, nje viktim dhe 2 te plagosur

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, janë përplasur kamioni me drejtues shtetasin Xh. D., me automjetin me drejtues shtetasin P. Z., 30 vjeç. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe, si dhe shtetasi Xh. D..  Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve. Një grup i posaçëm hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.