Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të institucioneve të drejtësisë, duke paralajmëruar që të mos gabojnë t’i kërkojnë telefonin e tij.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama ironizoi mbledhjen e të dhënave nga autoritetet hetimore, duke thënë se tashmë “kanë mbledhur gjithë telefonat e Shqipërisë” dhe duhet të përqendrohen te faktet.
“Të mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim. Se boll kanë mbledhur gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të shkojnë të merren me faktet,” deklaroi Rama.