Ballina Aktualitet Rama me grupin e PS: Republikën e hetuesve e kemi provuar në...

Rama me grupin e PS: Republikën e hetuesve e kemi provuar në të shkuarën! Mbështesim pa rezerva drejtësinë e re

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit.

PRama: E kemi pranuar për faktin se të gjithë jemi në një farë mënyre të befasuar që kryetarja e Komisionit të ligjeve është nën hetim ndërkohë që kryetarja e komisionit e ka marrë vesh faktin nga televizori.
As nuk është thirrur as nuk është pyetur apo dëgjuar versioni i saj.
Tani përpara se t’ia kaloj fjalën dua të bëj të qartë që qëndrimi ynë lidhur me mbështetjen pa rezerva të çdo procesi të drejtësisë që bëjnë luftë pa kompromis kundër korrupsionit mbetet e pandryshuar. Ndryshon vetëm ajo që ne kemi detyrën të kontribuojmë jo vetëm me mbështetjen e padiskutueshme institucionale me opinionet tona në mënyrë që pavarësia e panegociueshme e prokurorëve dhe gjykatësve të jetë sa më e lidhur me profesionalizmin dhe garantimin e standardeve demokratike të çdo procesi. Në të kundërt ne biem në një situatë që ngjan më shumë me të shkuarën se sa me të ardhmen, sepse diktaturë apo republikë hetuesish kemi pasur në të shkuarën.