Ballina Shqiperia ime GJKKO vendos masë sigurie për Erion Veliajn, me kërkesë të SPAK

GJKKO vendos masë sigurie për Erion Veliajn, me kërkesë të SPAK

GJKKO ka vendosur masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me kërkesë të SPAK.

Ndaj Veliajt ka disa akuza nga Prokuroria e Posaçme.

Burime pranë SPAK konfirmojnë se prokurorët e posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) masën e sigurisë “arrest me burg” jo vetëm për Veliajn, por edhe për një tjetër zyrtar të lartë. Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit.Veliaj tashmë është dërguar tek Blloku i Sigurisë te “Mine Peza”.

Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza.