Ballina Aktualitet Udhëhoqi fitoren në SHBA, LaCivita: Berisha u persekutua nga qeveria, por do...

Udhëhoqi fitoren në SHBA, LaCivita: Berisha u persekutua nga qeveria, por do të fitojë

Drejtuesi i fushatës elektorale të Presidentit Amerikan Donald Trump, Christopher LaCivita do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri në zgjedhjet e 11 majit.

Christopher LaCivita: Ne jemi këtu sot sepse duam që të zgjidhet një kryeministër i cili është një mik i vërtetë i Shteteve të të Bashkuara dhe që do të punojë në mënyrë të suksesshme me SHBA-të dhe presidentit Amerikan, Donald Trump.

Sali Berisha është një mik prej shumë kohësh i SHBA-ve.Ne e dimë që Berisha mund të fitojë.

Berisha, ashtu si Donald Trump, është persekutuar nga qeveria.

Ne jemi këtu që të ndihmojmë. “We can make Albania great again”.