Ballina Shqiperia ime Ngjarjet ne 24 oret e fundit ne FIER

Ngjarjet ne 24 oret e fundit ne FIER

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit L. R., 36 vjeç banues në Patos dhe B. F., 43 vjeç, banues në Ballsh, pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 57 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka çarë gomat e automjetit të shtetases H. K., 32 vjeçe.

Po këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin K. K., 25 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka çarë serbatorin e automjetit të shtetasit E. L., 46 vjeç, me qëllim vjedhjen e karburantit.

Në datë 08.02.2025, rreth orës 02:00, në lagjen “8 Shkurti”, në banesën e shtetasit V. G., 83 vjeç, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr, ku për pasojë është lënduar në fytyrë vet pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.