Për herë të parë në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës po mbahet procesi i votimit për diasporën. Për zgjedhjet e 9 shkurtit, diaspora nisi sot votimin nga ora 07:00, sipas kohës lokale.Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka publikuar fotografi të bashkatdhetarëve, të cilët i janë drejtuar vendvotimeve në misionet diplomatike dhe konsullore. Ajeti gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të regjistruar të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi historik për fuqizimin e demokracisë dhe përfaqësimin e Republikës.
Ditë historike Votimi për herë të parë në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Gjermani dhe Danimarkë! Sot, për herë të parë në historinë e shtetit tonë, qytetarët e Republikës së Kosovës po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, München dhe Stuttgart”, tha Ajeti.
Ballina Shqiperia ime Zgjedhjet parlamentare të Kosovës/ Diaspora në Gjermani e Danimarkë në radhë për...