Ballina Shqiperia ime Zbardhen detaje nga vrasja e djalit nga babai! Flet e motra e...

Zbardhen detaje nga vrasja e djalit nga babai! Flet e motra e viktimes

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen me thikë të 41-vjeçarit Asim Gjoni nga babai i tij, Hekuran Gjoni, të shtunën e 1 shkurtit në zonën e ‘Kodrës së Priftit’ në Tiranë.Vajza e 74-vjeçarit Hekuran Gjoni, ka treguar dinamikën e ngjarjes, ku i ati i mori jetën vëllait, Asim Gjoni.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në News24, ajo ka treguar se kanë qenë duke ngrënë bukë në momentin që i vëllai ka ardhur në shtëpi i dehur dhe ka ngacmuar të atin, duke i thënë se kishte tradhtuar të ëmën.

Ajo u shpreh se ka qenë vëllai i cili fillimisht ka kapur nga fyti babanë dhe nuk e lëshonte, më pas ajo është ngjitur në katin e dytë të banesës për të kërkuar ndihmën e vëllait tjetër, por se kur mbërritën, krimi tashmë ishte kryer.

“Po hanim bukë unë mami dhe babi. Babi dhe Hasimi kishin pirë shumë. Ky e ngacmoi babin me fjalë të rënda duke i thënë t’i ke pasur dashnore këtë e atë. E preku babanë në vende intime dhe e ngacmonte se kishte tradhtuar nënën. Babi i gjuajti me shpullë dhe i tha o maskara se ke motrën këtu.

Vëllai i tha kujt i gjuan me shpullë ti, unë të marrë jetën në 2 sekonda. E kapi nga fyti dhe nuk po e lëshonte, I thash Asim mos se është i vjetër, nesër mund të ta bëjnë ty fëmijët. E lëshoi babanë dhe më ka përplasur e më ka thyer tre brinjë.

Më pas shkoi sërish tek babai dhe e ka kapur nga fyti. Shkova me vrapo të kërkoja ndihmë vëllait në katin e dytë, hajde se nuk po e lëshon e ka kapur nga fyti. Po vriten ata të dy i thashë. Kur erdhëm babai i kishte ngulur thikën. Thika ishte në tavolinë sepse kishim prerë bukën. Gjithçka ndodhi në 1 ose 2 minuta që u largova unë”, tha ajo.