Prefekti i Qarkut Fier Arben Cuko ka mbledhur në një takim përfaqësuesit vendor të qarkut ku në fokus ishte ridimensionimi i luftë kundër narkotikëve. Te pranishem ishin edhe drejtues të policisë se qarkut Fier kryetar te bashkive dhe prokurori i Fierit .
Prefekti ka deklaruar se kjo eshte periudha ne te cilen nisin tentativat per mbjelljen e narkotikëve nderkohe qe nga ana e te gjithe strukturave policore dhe pergjegjese ne njesite vendore duhet te kete angazhim maksimal per parandalimin e ketij fenomeni . Ai tha se më problematike mbeten zonat kodrinore dhe pyjore larg zonave te banuara ku duhen te ushtrohen kontrolle te vazhdueshme.Prefekti Cuko pohoi gjithashtu se njësitë vendore luajnë një rol tepër të rëndësishëm në luftën ndaj bimëve narkotike ndaj kërkoi një angazhim më të madh në evidentimin e rasteve të tilla. Ndërkohë , kreu i Drejorisë Vendore të Policisë Fier, Skënder Hitaj , në fjalën e tij pohoi se strukturat e policisë Fier në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe strukturat e tjera ligjzbatuese kanë bërë një punë shumë të mirë parandaluese, evidentuese dhe goditësw në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë vitit 2024 janë evidentuar 8 raste , zbuluar 5 me 6 autorë. 5 prej të cilëve të arrestuar dhe njê të proceduar në gjëndje të lirë.
Hitaj ka pohuar gjithashtu se trendi i kultivimit të kanabisit ka ardhur në zbritje nga viti në vit , me më shumë autorë të arrestuar.