Ballina Bota Aktiviteti i lartë sizmik në Santorini,mbi 6 mijë tërmete brenda një jave

Aktiviteti i lartë sizmik në Santorini,mbi 6 mijë tërmete brenda një jave

Mbi 6,400 tërmete janë regjistruar në zonën midis Santorinit dhe Amorgos nga 26 janari deri më 3 shkurt, thuhet në një deklaratë nga Komiteti Ndërdisiplinor për Menaxhimin e Rrezikut dhe Krizave të Universitetit Kombëtar të Athinës.

Sipas të dhënave, më 2 shkurt kanë ndodhur mbi 1300 tërmete dhe më 3 shkurt mbi 1400 në rajon.

Shkalla e magnitudës po rritet, ndërsa sekuencat e pasgoditjeve karakterizohen nga një shpërndarje kohore në rënie e tërmeteve, me magnitudën e pasgoditjes më të madhe zakonisht më të vogël se ~ 0.5 krahasuar me tërmetin kryesor”, thonë ekspertët grekë.

Mijëra banorë po largohen nga ishulli grek i Santorinit mes një vale aktiviteti të lartë sizmik. Rreth 6,000 qytetarë janë larguar nga ishulli me traget që nga e diela, sipas mediave lokale.

Më shumë se 300 tërmete janë regjistruar në 48 orët e fundit pranë ishullit.Disa ekspertë thonë se lëkundjet e tërmetit mund të vazhdojnë për javë të tëra, shkruan BBC.

Autoritetet kanë mbyllur shkollat për të gjithë javën dhe kanë paralajmëruar shmangien e grumbullimeve të mëdha në ambiente të mbyllura, ndërkohë që kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar nga qytetarët të ruajnë qetësinë.