Ballina Shqiperia ime Arrestohet 66 vjecari ne Fier shpallur ne kerkim per vjedhje

Arrestohet 66 vjecari ne Fier shpallur ne kerkim per vjedhje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

•Si rezultat i kontrolleve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, Sh. H., 66 vjeç, banues në Fier. Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 1 vit e 3 muaj burgim, për vjedhjen e një sasie vaji për transformatorë, si dhe për posedimin e një licence false, për ofrimin e shërbimit taksi.  
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.