Gjykata e Lartë cakton datën për të shqyrtuar rekursin e Salianjit
Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji kundërshton vendimin e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm që e dënoi atë me 1 vit burg për kryerjen e veprës penale “kallëzim i rremë”.Relatori i çështjes është Sokol Binaj i cili ka caktuar datën 11 mars për zhvillimin e seancës.
Ish deputeti prej datës 27 shtator të vitit 2024 ndodhet në burgun e Fierit, pasi Apeli la në fuqi të vendimit të shkallës se parë.