Ballina Shqiperia ime Fier/ Kreu veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur dhe e kërcënonte...

Fier/ Kreu veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur dhe e kërcënonte se do e vriste, dënohet me 5 vite burg

Një person është dënuar me 5 vite burg, pasi kryente veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur 11 vjeçe.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Fier, personi me inicialet  S.H kishte kryer veprime të përsëritura në kohë ndaj mbesë së tij me inicialet E.H dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht të miturën se nëse do të tregonte do ta vriste.

Veprimet e kryera nga i pandehuri kundrejt mbesës së tij kanë cënuar integritetin psiqik dhe emocional të të miturës, duke i shkaktuar pasoja psikosociale, si frikë për të jetuar e vetme në banesën ku ajo jeton me prindërit.

Mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi: Deklarimin fajtor të pandehurit S.H për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” parashikuar nga neni 108/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri S.H dënohet me 5 (pesë) vite burgim’, thuhet në njoftim.