Ballina Shqiperia ime Kamioni përplaset me barrierat dhe përmbyset në rrugë, shoferi përfundon në spital

Kamioni përplaset me barrierat dhe përmbyset në rrugë, shoferi përfundon në spital

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë ne vend.
Një kamion i pastrimit të qytetit të Laçit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në aksin “Lezhë-Shkodër”, pranë fshatit Mabe.

Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta, por pa rrezik për jetën.Sipas të dhënave kamioni ishte i mbushur me mbeturina dhe po shkonte në landfillin e Bushatit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti, nga i cili është krijuar dhe trafik i rënduar.