Ballina Shqiperia ime Vrau me thikë në djalin e tij, policia arreston autorin

Vrau me thikë në djalin e tij, policia arreston autorin

Policia në Tiranë njofton se ka arrestuar 74-vjeçarin Hekuran Gjoni, që një ditë më parë vrau me thikë djalin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit H. Gjoni.

“Goditi me një mjet prerës djalin e tij i cili për pasojë humbi jetën, Policia ve në pranga autorin.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Gj., 74 vjeç, banues në Tiranë.  Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit H. Gj”, njofton policia.