Ballina Shqiperia ime Krim në familje, babai v*et të birin

Krim në familje, babai v*et të birin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Policia njofton se babai ka vrarë të birin.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.