Ballina Shqiperia ime Dhunon kunatën, arrestohet 69-vjeçari në Roskovec

Dhunon kunatën, arrestohet 69-vjeçari në Roskovec

Një 69-vjeçar me inicialet J.H u arrestua në Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, shtetases I.H., 51 vjeçe.

Blutë e qytetit të Fierit bëjnë me dije se u arrestua gjithashtu në flagrancë shtetasi R. H., 28 vjeç si edhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset I. H., 51 vjeçe dhe K. H., 22 vjeçe, pasi të tre këta shtetas, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit J. H.;

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 69 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, shtetases I. H., 51 vjeçe. Po kështu, u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 28 vjeç si edhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset I. H., 51 vjeçe dhe K. H., 22 vjeçe, pasi të tre këta shtetas, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit J. H.;