Ka arritur në Shëngjin anija e rojës bregdetare italiane që do të marrë mbrapsht 43 refugjatët e akomoduar në Gjadër. 49 emigrantët mbërritën në vendin tonë të martën (28 Janar) me anijen e italiane Cassiopeia, por 5 prej tyre u kthyen me të njejtën anije që erdhën për në Qendrën e Azilkërkuesve në Bari, pasi nga kontrollet paraprake autoritetet identifikuan katër të mitur dhe një të rritur vulnerabël.
Ndërsa refugjatët e tjerë nga Bangladeshi dhe Egjipti u akomoduan në Gjadër, por pas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Romës mbrëmjen e së premtes (31 Janar) do të kthehen sërish sot në shtetin fqinj.
Gjyqtarët në Romë kanë mohuar vlefshmërinë e ndalimeve për shkak të “pamundësisë së njohjes së shteteve të origjinës së personave të ndaluar si “vende të sigurta”, si pasojë e moszbatueshmërisë së procedurës kufitare. dhe, siç parashikon protokolli, të transferimit jashtë territorit shqiptar të emigrantëve, të cilët kanë të drejtë të çohen në Itali”.