Ballina Shqiperia ime Pranga 20 vjecarit ne FIER, dyshohet per zjarrvenie te nje makine

Pranga 20 vjecarit ne FIER, dyshohet per zjarrvenie te nje makine

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-arrestuan në flagrancë shtetasin A. Th., 20 vjeç, banues në Portëz, pasi në datë 30.01.2025, dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit R. E., 30 vjeç, banues në Portëz, Fier;

-arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 69 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, shtetases I. H., 51 vjeçe. Po kështu, u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 28 vjeç si edhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset I. H., 51 vjeçe dhe K. H., 22 vjeçe, pasi të tre këta shtetas, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit J. H.;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. B., 40 vjeç dhe P. B., 32 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasit A. K., 40 vjeç dhe B. P., 46 vjeç, banues në Fier;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. P., 32 vjeç dhe O. K., 41 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin B. D., 42 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. C.,60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, 85 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.