Një 80-vjeçare në Vlorë ka rrezikuar që të mbytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares të qytetit bregdetar.
Ajo është nxjerrë nga uji nga dy turistë dhe më pas është nisur për ndihmë mjekësore në spital.
“Informacion paraprak/Sot, në zonën e Lungomares, në afërsi të portit të Vlorës, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 80 vjeçe, dyshohet se ka rrezikuar të mbytet në det.
Ajo është nxjerrë nga uji, nga dy turistë, dhe më pas është transportuar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.