Një grup punonjësish të ujësjellësit të Vlorës janë ngritur në protestë sërisht. Ata kanë bojkotuar punën, ku kërkojnë kushte më të mira në punën e tyre dhe trajtim të drejtë.
Pjesë e protestës kanë qenë punëtorë të pozicioneve të ndryshme, si faturistë, inspektorë dhe hidraulikë, të cilët e kanë shprehur shqetësimin e tyre për abuzimet dhe vështirësitë që përballen çdo ditë në vendin e punës.
Sipas tyre, ata po detyrohen që të punojnë edhe gjatë fundjavave, duke shkelur në këtë mënyrë Kodin e Punës, pasi nuk kanë ditë pushimi.
Sot janë bashkuar dhe punonjës të tjerë të kanalizimeve, që do te protestojnë.
Nuk na e japin rrogën taman siç është për tu dhënë, nuk na paguajnë as orët që rrijmë jashtë orari duke na bërë presion psikologik.
Fjala e qytetarëve:
Po nuk dolët natën të punoni, nuk ju japi më rrogën, -na kanë thënë.
Na kanë thënë se do na heqin nga puna, nëse dilni në protestë
Të na japin paratë e hakun tonë, aq kërkojmë
I bëjmë vetë edhe mjetet e punës, lopatat i kemi krijuar vetë pasi nuk na japin as mjete pune
Zhytemi në baltë, nuk kemi uniforma”.