Ballina Shqiperia ime Aksidenti ne Levan-Tepelene, policia Fier jep detajet

Aksidenti ne Levan-Tepelene, policia Fier jep detajet

Fier/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në Varibob, automjeti me drejtues shtetasin E. L., 43 vjeç, banues në Berat është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. L., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.