Ballina Aktualitet Rama mohon lajmin se “100 mijë palestinezë do të strehohen në Shqipëri”/...

Rama mohon lajmin se “100 mijë palestinezë do të strehohen në Shqipëri”/ “Fake news”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një lajmi të një gazetari izraelit se ka një plan në diskutim për vendosjen e 100 mijë palestinezëve në Shqipëri.

Sipas pretendimit të shpërndarë nga Rama, duke e cilësuar si “fake news”, administrata e Donald Trump  është në bisedime me qeverinë në Tiranë për strehimin e 100 mijë palestinezëve nga Gaza pas refuzimeve nga Egjipti dhe Jordania.

Rama e cilësoi këtë pretendim si diçka që nuk është absolutisht e vërtetë.

Ai theksoi se Shqipërisë nuk i është kërkuar nga askush dhe se Shqipëria nuk mundet të marrë përsipër diçka të tillë.