Ballina Shqiperia ime 35-vjeçari i jep fund jetës ne qeline e burgut

35-vjeçari i jep fund jetës ne qeline e burgut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Reçit.Mesohet se Sandër Deda, 35-vjeç është vetëvarur në qeli, në ambientet e paraburgimit.

Shtetasi në fjalë, sapo është vënë re nga punonjësit e burgut, është transportuar për në spitalin e Shkodrës, por ka ndërruar jetë në urgjencë.

Sipas ekipit mjekësor të burgut, 35-vjeçari është trajtuar si pacient me probleme të çrregullimit mendor.