Ballina Shqiperia ime 48-vjeçari gjendet i pajetë brenda makinës së tij, dyshohet se është vrarë

48-vjeçari gjendet i pajetë brenda makinës së tij, dyshohet se është vrarë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin, pasi në Zall Mner, në rrugën “Shën Stefani”, është gjetur i pajetë brenda një automjeti shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz.

Viktima dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes në bashkëpunim me Prokurorinë.

Sakaq, grupi hetimor është angazhuar për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e krimit.