Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Një 25-vjeçar, që ishte denoncuar i humbur nga familjarët, është gjendur i vetëvarur në një pemë.
Ai u gjend pa shenja jete i vetëvarur tek Liqeni i Farkës.
Informacion
Në vijim të informacionit të dhënë me datë 19.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit K. H., 25 vjeç, ju bëjmë me dije se:
Shtetasi K.H, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në zonën e Liqenit të Farkës.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.