Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Vlorë-Fier.
Një automjet ka dalë nga rruga, ndërkohë që janë lënduar katër nga 6 personat që ndodheshin në të.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.