Shpëton mrekullisht e moshuara e paralizuar pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.
Ditën e djeshme, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases E. M., në lagjen “Kadri Qystri”. Sapo janë njoftuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Ndërhyrja e menjëhershme dhe profesionale e tyre ka mundësuar evakuimin e nënës së shtetases E. M., shtetases Rr. M., 78 vjeçe, e cila ishte në pamundësi për të levizur (e paralizuar) dhe në momentin e zjarrit, vetëm në banesë.
78-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore, shkakun e zjarrit.