Ballina Shqiperia ime Proteste e banorëve ne Varibop , Fier per rrugen e demtuar

Proteste e banorëve ne Varibop , Fier per rrugen e demtuar

Dhjetra banorë të fshatit Varibop , pjesë e njësisë administrative Cakran në Fier, janë ngritur ditën e sotme në një protestë . Shkak i indinjatës së tyre ka qënë dëmtimi i rrugës prej dy kilometer e cila është bërë e pakalueshme pothuajse né gjithé gjatésiné e saj. Sipas tyre rruga është lënë në harresën e investimeve prej dekadash , por është përkeqësuar më shumë nga carja e tubacionit magjistral té ujësjellësit të ri i cili u inagurua tre vite më parë , por që ka shkaktuar probleme të njëpasnjëshme, si në cilësinë e ujit që vjen në rubinetat e cesmave, ashtu edhe në dëmtimin e rrugës në shumë pjesë të saj. Sipas banoréve shkak jané béré punimet jocilësore dhe tubot e cilésisé sé dobët , të cilat cahen herë pas here .

Jemi taksapagues të rregullt thonë njëzëri banorët teksa theksojnë se dëmtimi i rrugës ua ka vështirësuar së tepërmi jetesën e përditshme. Fëmijët mezi i cojmë në shkollë thotë njé prej banorëve, ndërsa shërbimet e emergjencës, ambulanca apo zjarrfikësja e kanë të pamundur të kalojnë në këtë rrugë gjithë gropa të pakalueshme.

Pérballé kësaj situate ata kérkojné ndérhyrje té shpejté pér sistemimin e kétij segmenti rrugor jetik , gjéndja e të cilit po i largon njerézit nga zona.


Nga informacioni i marre prane Shoqerise Rajonale te Ujesjelles- Kanalizimeve Fier, per kete problematike, u informuam se : Rrjeti i Ujesjellesit per fshatin Varibop , eshte kryer ne vitin 2019, dhe punimet kane konsistuar ne ndarjen nga magjistrali i Patosit, dhe furnizimin nga nje pus individual i dedikuar per kete rrjet.

Persa i perket pretendimit te banoreve se ujesjellesi eshte shkaktar i demtimit te rrugeve , dega teknike sqaron se gjate nderhyrjes per eleminimin e e avarive eshte cenuar vetem nje siperfaqe e kufizuar dhe jo e gjithe rruga sic pretendojne banoret. Gjithashtu punimet e kryera jane kthyer ne gjendjen e meparshme.

Sipas informacionit te marre prane bashkise Fier, kjo rruge eshte planifikuar per tu shtruar me asfalt, por aktualisht eshte ne faze tenderimi.