Ballina Shqiperia ime Në kërkim prej 2 vitesh për plagosje me armë në Fier, arrestohet...

Në kërkim prej 2 vitesh për plagosje me armë në Fier, arrestohet 30-vjeçari

Klenis Kazazaj ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të vriste me armë zjarri një person.Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik në lagjen “Sheq i madh” në Fier, ku gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 30-vjeçari tentoi të vriste me armë shtetasin O.B., 34 vjeç, i cili mbeti i plagosur.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Distanca”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim.

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Distanca”.

Gjatë këtij operacioni, u lokalizua në lagjen nr. 13, Durrës, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 04.08.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 30.07.2023, në lagjen “Sheq i madh”, Fier, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin O. B., 34 vjeç, banues në Fier, i cili mbeti i plagosur.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.