Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë ish-Stacionit të Trenit në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale, pasi në trupin e 48-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune.
Grupi hetimor po punon ende për caktimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Më datë 20.11.2022, rreh orës 07:00, tek Ish-Stacioni i Trenit. është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi K.S, 48 vjeç. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale. Punohet për përcaktimin e saktë e shkakut të humbjes së jetës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.