Ballina Shqiperia ime Ilir Meta i kërkon Gjykatës së Lartë lirimin nga burgu

Ilir Meta i kërkon Gjykatës së Lartë lirimin nga burgu

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, i kërkon Gjykatës së Lartë ta lirojë nga qelia.

Përmes avokatit Genci Gjokutaj, Meta ka depozitur një rekurs kundër vendimit të 19 nentorit 2024, që konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.Meta qëndron në paraburgim teksa po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.