Pas situatës së krijuar prej disa ditësh nga moti i keq, sot në të gjithë Qarkun e Dibrës vazhdon mësimi rregullisht.Autoritetet vendore kanë bërë të mundur hapjen e rrugëve nga reshjet e borës, ndërsa raportohet për 6 fshatra të bllokuara në Qarkun e Dibrës.Këto fshatra janë të njësive të thella të Lurës, Sllovës, Kalajës së Dodes, Ostrenit dhe Trebishtit.Në rrugët nacionale të Qarkut Dibër, lëvizet pa problem si Peshkopi-Tiranë, Kukës-Peshkopi, ndërsa 50% e rrugëve rurale lëvizet vetëm me zinxhir. Energjia elektrike është rikthyer në të gjithë Qarkun e Dibrës.
Ballina Shqiperia ime Reshjet e dëborës, gjashtë fshatra të bllokuara në qarkun Dibër, shkollat i...