Zbardhen detaje nga vrasja me armë zjarri në Tiranë!56-vjeçari i identifikuar si shtetasi Bujar Nasufi është vrarë mbrëmjen e sotme me armë zjarri pranë Pallatit me Shigjeta në kryeqytet.Ai së bashku me vëllanë ishte pronarë i një mobilerie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, zonë ku iu bë dhe atentati.
Dyshohet se në momentin që është qëlluar, sapo ka dalë nga biznesi. Dëshmitarët kanë parë mjetin e viktimës të ndaluar.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.