Ballina Shqiperia ime Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over”.

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over”.

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over”.

Goditet një tjetër rast i organizimit të lotarive të palejuara.

Vihen në pranga 2 shtetas, sekuestrohen 2 aparate celulare.

Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. R., 27 vjeç dhe M. R., 30 vjeç, të dy banues në Cakran.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në fshatin Cakran, në ambientet e lokalit “Bar-bilardo” të marrë me qira nga shtetasi E. R. duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, shtetasi E. R., e ushtronte aktivitetin e lokalit “Bar Bilardo”, pa u pajisur me liçensë dhe pa u regjistruar në organet tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të pajeluara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtarë të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.