Ballina Bota Zjarret në SHBA/ Digjet Hollywood, kryebashkiakja nën akuzë se shkurtoi fondet për...

Zjarret në SHBA/ Digjet Hollywood, kryebashkiakja nën akuzë se shkurtoi fondet për zjarrfikësit

Pentagoni ka dërguar avion ushtarak për të ndihmuar zjarrfikësit e Los Angelesit të luftojnë zjarret masive që kanë përfshirë qytetin.Numri i të vdekurve është të paktën pesë. Pas një gjendje të jashtëzakonshme për Los Angelesit, Joe Biden miratoi një deklaratë të fatkeqësisë së madhe në Kaliforni dhe urdhëroi ndihmë të re federale.

Më shumë se 180,000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen, përfshirë banorët e Hollywood dhe 200,000 të tjerë janë paralajmëruar se duhet të largohen nga shtëpitë e tyre. Yje të shumtë të filmave dhe argëtimit kanë humbur shtëpitë e tyre nga zjarret.

Sunset Bulevard”, rruga e famshme në West Hollywood, është rrënuar pasi zjarret e shkatërruan atë. Kështu shkruan media lokale. Banorët raportuan se kishin parë banka, bare dhe supermarkete që kishin frekuentuar për dekada të tëra të shkatërruara plotësisht.

Ndërkohë, kryebashkiakja e Los Angelesit, Karen Bass, është në qendër të akuzave, pasi ka qenë jashtë vendit, në Ganë, ndërkohë që zjarret u ndezën dhe u kthye vetëm të mërkurën. Por polemikat dhe kritikat nga banorët kanë të bëjnë mbi të gjitha me vendimin e saj – në një qytet të prirur ndaj zjarreve – për të shkurtuar fondet nga Departamenti i Zjarrfikësve me 17.6 milionë dollarë dhe për t’ua ndarë ato para të pastrehëve.

Ndërsa zjarri vazhdon të shpërthejë në mënyrë të pakontrolluar në Perëndimin e Los Angelesit, shtëpia e Zëvendës Presidentes Kamala Harris në Brentwood është vendosur gjithashtu nën një urdhër evakuimi.