Shërbimet kufitare në Kakavijë kanë kaluar 8448 persona në hyrje – dalje në kufi me Greqinë ndërkohë që vijon dyndja e njëkohshme.
Gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 6948 shtetas në hyrje dhe 1500 në dalje. Shumica e të emigrantëve në hyrje vijnë me mjetet e tyre private dhe këtë fundvit ka më pak autobusë çka rrit disi kohën e përpunimit të dokumentacionit.
Koha e pritjes në radhë aktualisht është rreth 1,5 orë ndërsa pala greke po punon me 2 sportele në hyrje në Greqi dhe 3 në dalje.
Gjatë javës së fundit numri i qytetarëve që kanë hyrë në Shqipëri është rreth 25 mijë vetë ndërsa deri të martën priten edhe rreth 40 mijë të tjerë.
Fluksi në dalje është gjithashtu i rëndësishëm me rreth 15 mijë persona të larguar përgjatë javës së fundit drejt Greqisë.